fbpx

Mehaj takon komandantin e Forcave të Armatosura të SHBA-ve, kërkon praninë e përhershme ushtarake në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj po qëndron në Kanda ku po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Siguri në Halifax.

Në margjinat forumit, Mehaj është takuar me komandantin e Komandës së Operacioneve Speciale të Forcave të Armatosura të SHBA-së, gjeneralin Richard D.Clarke si dhe stafin e tij.

“Në atmosferë tejët miqësore diskutuam për përkrahjen e vazhdueshme të ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çka shpreha falënderimin tim. Së bashku shkëmbyem opinione rreth zhvillimeve aktuale në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë, si në nivelin nacional, e poashtu edhe në atë rajonal e global.” shkroi Mehaj në një postim në Facebook.

Tutje bëri të ditur se ritheksoi rëndësinë e pranisë së një baze të përhershme ushtarake në Kosovë, që sipas tij që do të ishte në benefit edhe të gjithë rajonit dhe më gjerë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]