fbpx

Melihate Tërmkollit i vdes nëna

nga Revista Kosovarja

Ish-deputetes së LDK-së, Melihate Tërmkollit, i ka vdekur nëna.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në profilin e saj në Facebook, teksa shkruan “Përjetë mirënjohës dhe krenarë me jetën dhe kujtimin për Ty, Nana jonë e mirë!”.

Postimi i saj i plotë:

Ah Nanë, shkove!

Mu këput një copë zemër e zemrës tande Nanë!

Vetëm ti mund të më doje e të më jepje forcë me tërë fuqinë që kishe, ndërsa unë mund të hyja edhe në zjarr për fjalën tande Nanë!

Me fisnikëri na mësove njerëzinë, dinjitetin dhe dashurinë pa fund, për jetën, për familjen, për kombin!

Përjetë mirënjohës dhe krenarë me jetën dhe kujtimin për Ty, Nana jonë e mirë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]