fbpx

Melinda Ademi njofton se gjatë muajit të Ramazanit nuk do të mbajë koncerte

nga Revista Kosovarja

Reperja, Melinda Ademi është një prej artisteve më të kërkuara në tregun e muzikës shqiptare.

Por, me fillimin e muajit të Ramazanit, artistja përmes një postimi në Instagram ka bërë një njoftim të rëndësishëm për fansat e saj.

Ajo ka thënë se nga sot (e enjte) kur edhe nisi maji i Ramazanit dhe deri në përfundimin e tij, reperja nuk do të jetë e pranishme në koncerte.

“Nga sot e deri në përfundim të Ramazanit nuk do të jem prezentë në koncerte. Me respekt, Melinda. Urime Ramazani të gjithë besimtarëve mysliman”, ka shkruar reperja në postim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]