fbpx

Melisa largohet e përlotur nga “Përputhen Prime”

nga Revista Kosovarja

Në puntatën e sotme në Përputhen Prime po diskutoheshin disa pamje të patransmetuara ku Edisoni bëri për të qarë me një koment Melisën.

“Viktimizohesh me bulizmin, je e para që bulizon”, ka qenë kjo fjalia e thënë nga Edisoni kundrejt Melisës që e ka bërë këtë të fundit të nisë të qajë dhe të ulërasë kundrejt tij.

Debati më pas vijoi në studio, me disa prej konkurrentëve që i viheshin në krah Edisonit.

Njëri prej tyre ishte Elvisi i cili i tha Melisës: Pse thua që ti kurrë nuk ke bulizuar, se je ti e para që ke hyrë me shpatë këtu. Sapo hyre këtu the s’je burrë. Po ik tani, mos na bëj si ëngjëll.

Kaq mjaftoi që Melisa të ngrihej duke qarë dhe u largua nga studio.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]