fbpx

Memli Krasniqi shkon në takimin me Kurtin

nga Revista Kosovarja

Partia Demokratike e Kosovës po merr pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri ne largim Albin Kurti.

Në këtë takim nga PDK-ja po merr pjesë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Memli Krasniqi.Në Qeveri posa ka arritur edhe Kurti, mirëpo i njëjti nuk është prononcuar për media.

Por, kështu si PDK nuk kanë vepruar edhe LDK-ja, AAK-ja edhe AKR-ja.

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj i ka kthyer të dielën letrën kryeministrit në detyrë ku edhe lidhur me bashkëpunimin e kërkuar për tejkalimin e krizës së pandemisë Covid-19.Ai ka thënë se nuk do të marrë pjesë në këtë tryezë dhe në asnjë tjetër të këtij lloji, duke e cilësuar këtë ftesë si të vonë në kohë dhe në raport me zhvillimin si dhe pa legjitimet institucional dhe politik.

Ndërkaq, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar një ditë më parë se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk është i gatshëm të bashkëpunojë me të tjerët.Hoti i cili është shkarkuar nga pozita e zëvendëskryeministrit ka thënë se personalisht i ka kërkuar Kurtit që të mos e nënshkruante vendimin për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, sepse kishte dyshime për shkelje kushtetuese.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]