fbpx

Mendoni se është e aftë vetëm të këndojë? Epo gaboheni, shihni se ç’mund të bëjë tjetër Elvana Gjata

nga Revista Kosovarja

Nuk na ndodh shpesh që në kulmin e sezonit të koncerteve të shohim artistët jashtë veprimtarisë muzikore, por ja që Elvana Gjata na ka treguar diçka ndryshe sot.

Në rrejetin e saj social këngëtarja i ka uruar ditëlindjen babait të saj përmes një video ku të dy shfaqen duke peshkuar. Si fillim babai i Elvanës dhe më pas ajo vetë arrin të kap një peshk në det.

Në këtë video shumë ‘funny’ këngëtarja e hiteve lumturohet kur sheh se në grepin e saj kishte rënë një peshk, por njëkohësisht ndjehet keq për të duke e lëshuar sërish në det.

Kujtojmë se Elvana Gjata ishte pjesë e koncertit “Alpha Show 2” ku këndoi hitet e saj që nuk ka të mëdhenj dhe të vegjël të mos i dijë tekstet e tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]