“Adelina Ismaili – Pop DIVA pernime !
Para disa viteve isha me nje mik timin duke shkuar diku dhe unë po ngutesha goxha shume – ai me tha : Pse po ngutesh, a ka Adelina Ismaili koncert a çka !!
Impakti i Adelines është prezent dhe sot, dhe e them pernime se ne qofte se ka një POP DIVA me titull te merituar ne skenën tone është vetëm Adelina Ismaili …
Një hapësire e madhe tani vijnë te tjerat.
Adelina mikja ime e femijerise athere kur filluam te këndonim si pionier ne RTP me 1989 ne emisionin “Akordiada” te shtyre e promovuar atë kohe nga daja im i ndjerë producenti i famshëm ne RTP dhe Evropaturist Zahir Asllani dhe si prezantues Sabri Fejzullahu.
Ky emision ishte edhe i fundit sepse mu athere hynë masat e dhunshme ne RTP dhe na larguan.
Adelina nuk u ndal, ajo vazhdoj rrugëtimin muzikor dhe qe ne fillim ajo shpërtheu u be një nga superstaret më të njohura dhe më të dashura në Kosovë. Ajo la gjurmë të thellë në muzikën shqiptare, është një nga ato figura që ka thyer tabutë skenike, duke sjellë një stil dhe energji të pashterrshme në çdo paraqitje. Që nga fillimet e saj në skenë, Adelina ka qenë një bombë, një primadone që ka mahnitur publikun me paraqitjet saj dhe prezencën magnetike.
Adelina krijoi një lidhje të fortë me publikun shqiptar ne Kosovën e okupuar, me diasporën ne atë kohe dhe pas luftës ishte zëri i një femre qe thyente rregullat, thyente zingjiret për te promovuar te drejtat e grave shqiptare duke u bërë një simbol i shpresës dhe guximit në ato kohëra të vështira.
Adelina ka te lansuara 4 albume 100 % Zeshkane, Nuk jam sex bombë, Prej fillimit dhe Mbretëreshë e robëreshë
Adelina vazhdon të jetë një frymëzim dhe avantgardë për shumë artistë të rinj, duke treguar se si pasioni dhe përkushtimi mund të çojnë në suksese të mëdha. Emri i saj do të mbetet gjithmonë në historinë e muzikës shqiptare, si një nga ato figura që ka ndryshuar skenën dhe ka lënë një trashëgimi të paharrueshme.”