fbpx

Mënyra e çuditshme se si Putin i kishte bërë propozim për martesë gruas së tij

nga Revista Kosovarja

Ish-bashkëshortja e presidentit rus Vladimir Putin, Lyudmila Shkrebneva, zbuloi një herë se propozimi i tij për martesë ishte aq i çuditshëm sa ajo mendoi se ai po ndahej me të.

Putin u martua me Shkrebnevën në vitin 1983 dhe çifti ka dy vajza, Mariya Putina dhe Katerina Tikhonova.

Presidenti rus ka qenë gjithmonë i matur për jetën e tij personale. Megjithatë, çifti kishte njoftuar se do të divorcoheshin në vitin 2013.

Në vitin 2000, Putin publikoi një biografi të titulluar Personi i Parë: Një Autoportret mahnitës nga Presidenti i Rusisë, e cila përmbante disa intervista me të dhe me njerëzit më të afërt me të. Një nga ato intervista ishte edhe Shkrebneva e cila ndau disa detaje të marrëdhënies së tyre.

Ajo tha se nuk u mendua shumë pasi doli në një takim të dytë me një Putin “të veshur keq”, por dyshja mbajtën kontakte pasi ai i dha asaj numrin e tij të telefonit. Më vonë ata ranë në dashuri. Pas tre vitesh e gjysmë, Putini propozoi, por mënyra e tij më pak se romantike e bëri Shkrebnevën të mendonte se ata po ndaheshin.

Ajo i tha intervistuesit: “Një natë ishim ulur në këtë shtëpi dhe ai tha: Ti e di se çfarë lloj personi jam tani. Në përgjithësi, nuk jam shumë i qetë”. Ai po bënte autokritikë, shpjegoi se ishte tip i heshtur, se ishte mjaft i mprehtë në disa gjëra, madje mund të fyente njerëzit, e kështu me radhë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]