fbpx

Mërgimtarët: Procedura e rimbursimit të policave e ndërlikuar

nga Revista Kosovarja

Një ditë para fillimit të muajit korrik, lëvizjet në pikën kufitare në Merdar janë mjaft të rralla.

Andaj edhe angazhimi i policëve kufitarë është më i vogël.

E veturat e rralla që kalojnë këtë pikë kufitare, obligohen të ndalen në dy vende.

Pos kontrollit kufitar, nevojitet edhe pagesa për policën e sigurimit.

Kjo pagesë e çuditi njërin nga mërgimtarët, i cili nga mediat kishte marrë vesh se Qeveria do t’u mbulonte edhe këtë vit policën.

Por a u njoftuan nga punëtorët në sportel se do të rimbursohen nga Qeveria?

Disa prej tyre lajmin për mënyrën e rimbursimit e morën nga ekipi i televizionit, e që sipas tyre kjo është një humbje kohe për ta.

Duke kryer këto pagesa, një mërgimtar që vjen nga Italia thotë se edhe Kosova nuk po dallon asgjë nga shtetet tjera tranzit që kalojnë.

Ka edhe prej atyre që duhet të paguajnë policën, por qe nuk do të kompensohen.

Numri i veturave që kaluan këtë pike kufitare ishte i ulët gjatë kësaj dite, mirëpo shuma e mbledhur nga pagesa e policës ishte e konsiderueshme.

Ministria e Financave ka publikuar edhe formularin, të cilin duhet ta plotësojnë mërgimtarët në mënyrë që të kompensohen për shumën e paguar. Dy vitet e kaluara, polica e subvencionuar nga qeveria merrej direkt në kufi, pa pasur nevojë për aplikim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]