fbpx

Meritoni dhe Rike mes puthjesh dhe përqafimesh, nuk i ndahen njëri-tjetrit

nga Revista Kosovarja

Që prej fillimit të edicionit të ri të Big Brother VIP Albania, Meritoni, konkurrenti nga Kosova, ka treguar një afërsi të dukshme me vajzat e shtëpisë.

Gjeste të tilla si përqafime dhe puthje janë bërë pjesë e përditshmërisë së tij, veçanërisht me Ilnisen dhe Riken.

Në veçanti, Meritoni dhe Rike janë vënë re të jenë jashtëzakonisht të afërt në dhomën e grimit.

Meritoni, i njohur për mënyrën e tij pak të lehtë për të ngacmuar nëpërmjet shakave, vazhdimisht i drejton batuta Rikes.

Megjithëse Rika nuk arrin t’i kuptojë gjithmonë shakatë e Meritonit, ajo i gjykon ato si jo të lezetshme dhe ka shprehur se nuk i pëlqen gjërat negative.

Dyshja ka ndarë edhe momente të veçanta në lavanderi, ku janë parë të qëndrojnë të përqafuar për një kohë të gjatë.

Ndërsa spektakli vazhdon, mbetet për të parë se si do të evoluojë kjo afërsi midis Meritonit dhe Rikes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]