fbpx

Mes lotësh Ema Andrea rrëfehet si kurrë më parë “Kam kaluar ditë pa bukë…”

nga Revista Kosovarja

Ema Andrea ka bërë një nga rrëfimet më prekëse të jetës së saj.

Aktorja e njohur e ftuar tek “Një gotë Rose” ka rrëfyet për vështirësitë në jetë duke u shprehur se ka kaluar netë pa gjumë e ditë pa bukë për të përballuar e vetme jetën, pasi rritja e vetme e vajzës së saj, Sarës ishte një sfidë për të.

Ishte vetëm një sudente në Akademinë e Arteve kur u bë nënë. Rritja e vetme e vajzës së saj, Sarës ishte një sfidë për të. Teksa ka rrëfyer për periudhat e vështira të jetës së saj, Ema është shprehur se ka kaluar netë pa gjumë e ditë pa bukë për të përballuar e vetme jetën.

Një nga temat e cila e bëri aktoren të shpërthejë në lot ishte ajo e humbjes së mamasë. Teksa në ekranin e madh në studio është shfaqur një foto e Emës me të shtrenjtën e saj, aktorja nuk ka mbajtur dot lotët. Me zërin që i dridhej ajo shprehu të gjithë dhimbjen dhe mallin që ndjen.

“Kam dy vite që nuk i shikoj fotot e mamit. Nuk mundem…”, ka përfunduar Ema mes lotësh.

Duke u munduar ti japë frocë, Rozana u shpreh se duhet të flasim për mamatë në mënyrë që ti ndjejmë afër, edhe nëse nuk i kemi pranë fizikisht!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]