fbpx

Mesazhi i ndjerë i Drini Zeqos te varri i njeriut të shtrenjtë, “Pa babën asnjë gëzim nuk është njësoj, por nënat…”

nga Revista Kosovarja

Drini Zeqo është një ndër figurat më të dashura të ekranit, i cili prej vitesh na bashkëshoqëron në edicionet qendrore të lajmeve, por edhe me kronikat e reportazhet e ndryshme.

Në pamje të parë duket djali tipik serioz, gjithmonë i veshur me kostum e kollare dhe me qëndrimin klasik të një folësi lajmesh, por në Instagramin e tij ndodh krejt e kundërta. Drini Zeqo është një djalë trendy që pëlqen shumë jetën e mirë dhe udhëtimet.

Ai është kujdesur të mos zbulojë asgjë nga gjërat e tij private deri më tani, por ditën e djeshme Zeqo ka publikuar një momet tejet intim, një nga ato takime që të këpusin dhe mbushin shpirtin në të njëjtën kohë. Ai ka shkuar te varri i të atit që ka ndërruar jetë prej disa vitesh.

Drini ka folur herë pas here për të në intervista, duke u shprehur se ai ka qenë një nga njerëzit që e ka mbështetur më së shumti në rrugëtimin e tij televiziv. Krahas fotos së publikuar në InstaStory, nga varri i tij, gazetari shkruan: “Erdha takova një shok jete. Kishte ditë që më thërriste. Pa babën asnjë gëzim nuk është njësoj, por nënat na bëjnë të fortë”. Një mesazh i ndjerë që e kuptojnë veç ata që kanë humbur një prind.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]