fbpx

Mesazhi i rëndësishëm që fshihet pas këngës së re të Demi Lovato-s!

nga Revista Kosovarja

Disa orë më parë, këngëtarja Demi Lovato lançoi këngën e saj më të re “Melon Cake”, titulli i të cilës i bëri përshtypje të madhe fansave.

Pas kësaj kënge fshihet një histori personale e Demi-t, gjatë kohës kur mbante dieta drastike dhe gati gati rrezikonte seriozisht shëndetin e saj.

Në këtë projekt, Demi flet për çrregullimet e të ngrënit gjatë vitit të kaluar dhe mënyrën si stafi i saj e mbante nën kontroll, duke i ndaluar edhe frutat që të mos konsumonte shumë sheqer.

Madje, edhe për ditëlindje asaj i bënin një shalqi me krem të bardhë sipër, ndaj edhe kënga quhet “Tortë shalqiri”.

“E dashur vetja ime e vogël, më fal që më mori kaq shumë kohë, por më në fund je e lirë!”- shprehet Demi në këngë, duke i dhënë të gjithëve mesazhin që nuk duhet të tentojnë drejt ekstremeve të tilla për të mbajtur dietë.

Lovato ka treguar së fundmi se ish- i fejuari Max Ehrich “e largonte” nga të qenurit vetvetja. Këngëtarja është bërë më e sigurt në vete që kur u nda nga Max.

Kur kujton kohët e vjetra këngëtarja e hitit “Cool For Summer” shprehet se përfundimi i fejesës së tyre dy-mujore me aktorin mund të ketë qenë “gjëja më e mirë” që u ka ndodhur ndonjëherë.

https://www.youtube.com/watch?v=nhPddhuPmlY

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]