fbpx

Mesazhi nga Britania për mbështetësit e Putin: S’keni ku të fshiheni më, do t’ju godasim fort

nga Revista Kosovarja

Ish sekretarja e jashtme britanike, Liz Truss ka dërguar një mesazh të prerë për mbështetësit e presidentit rus Vladimir Putin, të cilët po e ndihmojnë dhe përkrahin në pushtimin e Ukrainës.

Ajo ka thënë mbështetësit e Putinit s’do të kenë ku të fshihen më.

Sipas saj, sanksionet që do të vendosen së shpejti përmes legjislacionit të ri emergjent, do të jenë të papërballueshme, shkruan Gazeta Express.

“I kemi thënë Putinit se invazioni i tij do të ketë pasoja. Përveç pakove më të mëdha të sanksioneve në botë, jemi duke punuar që ta propozojmë një legjislacion të ri emergjent për t’i goditur më shpejt mbështetësit e Putinit. S’do të kenë ku të fshihen më”, ka shkruar ajo.

Britania e Madhe ka qenë një prej shteteve që e ka sanksionuar rëndë Rusinë që prejse filloi ekspeditën e saj të pushtimit në Ukrainë. Kryeministri Boris Johnson ka dhënë deklarata të fuqishme, duke i shoqëruar edhe me veprime.

Ai po ashtu, ka vizituar edhe Poloninë, shtetin fqinj të Ukrainës, që po pranon pjesën më të madhe të refugjatëve të luftës/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]