fbpx

Mesazhi prekës i Robertit në Librin e Kujtimeve për Vjosa Berishën

nga Revista Kosovarja

Në nderim të jetës dhe veprës së producentes së njohur shqiptare, Vjosa Berisha, në Teatrin Kombëtar të Kosovës nga ora 14:00 kanë nisur të bëhen homazhe.

Miq, familjarë, e figura të shumta janë parë duke bërë homazhe brenda hollit të TKK-së.

Pas homazheve, Robert Berisha ka shkruar fjalët më të mira në Librën e Kujtimeve, për producenten Berisha.

“Vjosa jonë ma e mira, të fala kon do që e takon atje, e sidomos mamit Teutë, që t’ka dashtë shumë. Të dojmë shumë – Robert Berisha”.

Producentja, e cila vdiq javën e kaluar, do të varroset ditën e sotme (e enjte) në varrezat e Prishtinës (Arbëri).

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]