fbpx

Mësohet mosha e viktimës që u godit për vdekje në ‘Rrugën e Kombit’ nga vetura me targa të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Një aksident është shënuar mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Kukës-Morinë në vendin e quajtur “Fushorja e Uzinë”. Mësohet se një automjet me targa të Kosovës ka goditur një kalimtar 74 vjeçar.

Siç raporton ABC News, Nga goditja e fortë, i moshuari është përplasur me xhamin e parë të automjetit e për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Policia e Kukësit ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e ngjarjes.

Drejtuesi është shoqëruar në komisariatin e Kukësit. Pas aksidentit, njëra korsi e autostradës ka qëndruar e mbyllur duke shkaktuar trafik të rënduar e radhë kilometrike në “Rrugën e Kombit”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]