Pak ditë më parë Mikela pranoi se ka fjetur me Erionin, ndërsa konkurrenti nuk ishte i pranishëm në studio. Në puntatën e sotme të “Përputhen”, ai la të kuptohej që nuk i ka pëlqyer veprimi i Mikelës.
“Një ditë që mungon unë, bëhet hataja aty…ti çfarë nuk thua, çfarë nuk nxjerr nga goja”, i tha Erioni gjatë takimit.
Mikela: Më shpëtoi, ti je i qetë dhe i vetëpërmbajtur, ndryshe nga unë
Ndërkohë në studio Erioni shtoi: Mikela i fut hundët vend e pa vend, ka një opinion mbi gjithçka që mund të ndodhë, si brenda si jashtë. Nga një anë më pëlqen, nga një anë më bezdis.