Sa shpejtë shëndeti t’u përkeqësua , / për pak muaj ,/ miku im dhe ike sikur ngutej të të pushojnë dhimbjet e të ipej lajmi : Sot ndërroi jetë Agim Spahiu.
I shtangur mbeta pak çaste në mëngjesin e sotëm , duke e parë emrin tënd në faqet e facebook-ut.
Më kapluan emocione dhe kujtime të shumta për ty e me ty, përgjatë viteve , gjatë kohë…miku im i ngushtë.
Me shumë keqardhje i shkruaj këta rreshta, pasi e ndjej veten, se jam futur në amullinë e hapësirës tonë ku njerëzit i duam vetëm pasi që të vdesin. Por, ama edhe nuk mund që të mos them edhe disa fjalë, veçanërisht për shkak, se Agim Spahiu , miku im , ishte një nga të rrallët, i urtë , i qetë , i këndshëm nw ndeja , të cilat i kalonim sa herë vinte nga Suedia në Kosovë.
Tavolina e ndejës tek rrinim e çonim ndonjë gotë raki , rrallë herë mbetej vetëm me ne të dy. Mbushej e rrethoheshim me plot miq , nga Prishtina e gjithandej Kosovës, po edhe këngëtarë,producentë ,emra publik, meqë Agimi jo që ishte vetëm dashamir i madh i muzikës së mirëfilltë shqipe , por edhe bashkëpunëtor me shumë artistë te trojeve shqiptare.
Ai ishte edhe organizator i mbrëmjeve të shumta muzikore në Malmo po dhe qyteteve tjera në Suedi , tek jetonte me familjen , bashkëshorten e tij , këngëtaren e njohur Majlinda Kryeziu .
Dukej sikur e parandiente vdekjen, por s’donte të dorëzohej. Shihej vullneti i tij impresionues edhe në atë gjendje me truplodhur, por jo me mendje të lodhur, as me shpirtin të lodhur, të cilin pak ditë para Vitit të Ri 2023 erdhi ta pushoj e qetësojë në vendlindje , me familjarë e me miqët e shumtë.
U dëgjuam përmes telefoni dhe mezi priste të takohej me miqët .
“ Gano, sa të pushoj pak nga rruga , do e thërrasim Naimin /Abazin / , Lulin / Demollin , Nderimin / Neziri / , Ilirin / Shaqirin/ e do shkojmë te Enveri / Krasniqi , / në restoranin e tij të preferuar ‘ Kopshti ‘ në Fushé Kosovë/ e do bëjmë sabah , me kismet …”
Por, ja, nuk qe e shkruar miku im të takohemi , as të rrijmë , as t’i cakërrojmë gotat me urimin :
Gëzuar Kosovë ! – siç e thoshe shpesh me plot mallëngjim…
Ikja jote na la ,me mërzi e zbrazëti brenda,vërtetë të pikëlluar të gjithë ne miqve posaçërisht familjen tënde të nderuar.
Përherë në kujtimet e mia , Gimi!
Gëzuar , për shumë kujtime të paharruara që na le …/ gani dili /