fbpx

Miliarderi i dashuruar Jeff Bezos nuk i ndahet të dashurës së tij tërheqëse

nga Revista Kosovarja

Në fundjavën që lamë pas, Justin Bieber organizoi një ndejë, në të cilën ishin pjesëmarrës shumë njerëz të suksesshëm dhe të famshëm.

Ndër të pranishmit ishte edhe miliarderi Jeff Bezos dhe e dashura e tij, Lauren Sanchez.

Gjatë gjithë kohës, çifti nuk i ndaheshin njëri-tjetrit, ndërkohë që kishin shkëmbyer puthje dhe përkëdhelje, ndërsa në ndejë i pranishëm ishte edhe ish- i dashuri i Lauren, lojtari i NFL, Tony Gonzalez.

52-vjeçarja kishte shkëlqyer me fustan të bardhë që ia theksonte figurën trupore, derisa çifti dukej i lumtur gjatë gjithë kohës.

Në ndejën hollivudiane morën pjesë rreth 1.500 të pranishëm, në mesin e të cilëve ishin, edhe Kendall Janner, Khloe Kardashian, Shawn Mendes, Leonardo DiCaprio e të tjerë.

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez janë në lidhje qe tri vite, pasi në vitin 2019, miliarderi u nda nga bashkëshortja MacKenzie Scott.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]