fbpx

Milot Rashica e mëson Mauro Icardin të bëj shqiponjën me duar gjatë fitores së Galatasaray

nga Revista Kosovarja

Futbollisti nga Kosova, Milot Rashica po shkëlqen në ekipin turk Galatasaray.

Galatasaray mposhti kundërshtarin Kayserispor me rezultat të thellë 6 me 0 ndërsa në mesin e golashënuesve ishte dhe Rashica.

Sulmuesi shqiptar arriti të shënonte një gol të bukur prej 30 metra ndërsa në këtë ndeshje ka shkëlqyer edhe futbollisti argjentinas, Mauro Icardi.

Dyshja e futbollistëve të ekipit turk kishin edhe një moment të veçantë me njëri-tjetrin teksa festonin shënimin e golave.

Rashica u pa duke e mësuar Icardin që të bënte shqiponjë me duar, i cili më pas ka festuar një nga golat e tij duke duke e bërë ata para tifozëve.

Këto imazh të dyshes duke bërë shqiponjën u shpërndan më pas edhe nga futbollistët në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]