fbpx

Mimoza Kusari-Lila ka disa fjalë për PDK-në, pas grafiteve fyese ndaj Adelina Graincës

nga Revista Kosovarja

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se grafitet në muret e shtëpisë së familjes së Adelina Graincës të shkruara dje pasdite, janë realiteti i mizogjenisë në politikën kosovare.

“… sipas së cilës vajzat dhe gratë nuk konsiderohen të denja për vendimmarrje pos si valutë për shkëmbim dhe zbatim të urdhërave të partisë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas saj, nëse ky akt i shëmtuar nuk dënohet nga grupimi politik pjesë e të cilit ishte Adelina deri para zgjedhjes së Presidentes, atëherë aty qëndron vetë përgjigja e largimit të saj nga ata, në mënyrën se si një parti e konsideron dhe trajton një vajzë të re me mendim ndryshe.

https://www.facebook.com/mimozakusari/posts/10157553815020916

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]