fbpx

Mimoza Kusari nga Kuvendit shqiptar: Wow! Pamja më e bukur në botë

nga Revista Kosovarja

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë, tha se për dallim prej kolegëve të saj deputetë, do të shfaqë edhe emocionin për këtë mbledhje të parë të parlamentarëve të Kosovës e Shqipërisë.

“Wow! Një pamje impozante – pamja më e bukur në botë. Faleminderit se kolegët e mirë deri më tani nuk e treguam peshën e emocionit që ndiejmë ne nga Kosova që kemi ardhur për të mbajtur fjalim nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë”, tha ajo në fjalën e saj.

Kusari-Lila përmendi ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari e daljen e parë publike të UÇK’së që bien në të njëjtën datë të pavarësisë së Shqipërisë.

“Për më shumë se për formën kjo ditë dhe çdo ditë tjetër e angazhimit tonë duhet të jetë me përmbajtjen e punë edhe përpjekjeve tona për hapësirën tonë shqiptare. Për mua si një vajzë e lindur dhe e rritur në Gjakovë, e ushqyer me mësimet se kufiri përveçse i përkohshëm, asnjë status tjetër nuk e ka, nuk kam arritur asnjëherë të projektoj zhvillimin e Malësisë pa tërësinë e saj”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]