57
Pas një pauze relativisht të gjatë, është rikthyer me dy këmbët në fushën e muzikës, Mimoza Mustafa.
Me riaktivizimin e produksionit “Labia”, që është në pronësinë e bashkëshortit të saj, është aktivizuar edhe Mimoza.
Këngëtarja po duket më mirë se kurrë në të gjitha performancat e fundit, ku gjithashtu po shfaqet më e re se kurrë, shkruan “Kosovarja”.
Se Mimoza Mustafa, gruaja e Shkumbin Kryeziut e mbanë vetën, kjo është e dukshme. Përndryshe, ajo së fundi i ka prerë flokët dhe po duket edhe më e freskët.