fbpx

Mimoza Mustafa merr vëmendjen me fotografitë nga pushimet, ndërsa ekspozon linjat e trupit

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Mustafa, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja e hitit “Sadist” ka treguar se është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Turqi.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga pushimet, ku ka pozuar e veshur me të bardha.

Këngëtarja është dukur mjaft atraktive dhe tërheqëse në këto fotografi, duke vënë në pah linjat e saj trupore. Përkundër viteve, Mimoza ka arritur që ta ruajë mjaft mirë vitalitetin e saj të trupit.

Për këtë paraqitje të saj, pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]