105
Mimoza Shkodra është përmalluar për mbrëmjet muzikore.
Këngëtarja mallin e ka shprehë me anë të kësaj video tek sa shihet në skenë duke krijuar atmosferë të zjarrtë tek publiku, shkruan “Kosovarja”.
Ajo nuk la pa përmendur edhe vëllaun e saj Lulin me të cilin bëjnë muzikë së bashku.
“Sa më mungon kjo energji e mirë e publikut dhe të bërit muzikë me vëllaun Lulin”, ka shkruar këngëtarja sipër videos.
Ndryshe, “Fol fol” është projekti i fundit i këngëtares Shkodra./Kosovarja/