fbpx

Ministria e Arsimit ka një thirrje për institucionet arsimore

nga Revista Kosovarja

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASHT) u bën thirrje të gjithëve të përfshirë në sistemin arsimor që të vazhdojnë të respektojnë masat kundër pandemisë COVID-19, në mënyrë që mësimi të vazhdojë të zhvillohet sipas skenarit A, pra me prezencë në shkollë.

Mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe menaxhmenti i shkollave duhet të kenë kujdes të vazhdueshëm në respektimin e distancës, higjienës dhe bartjes së maskës.

Po ashtu, MASHT-i kërkon nga studentët, mësimdhënësit, menaxhmentet e universiteteve dhe fakulteteve, si edhe kolegjeve për respektimin strikt të masave parandaluese ndaj pandemisë.

MASHT-i, po ashtu, kërkon nga institucionet e arsimit në të gjitha nivelet që të marrin masa parandaluese dhe mbrojtëse sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe MSH-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]