fbpx

Ministria e Financave Punës dhe Transfereve ka një kërkesë për pensionistët

nga Revista Kosovarja

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se ka filluar me procesin e pilotimit të lajmërimeve në shtëpi të pensionistëve në moshën 85 dhe mbi, për rajonin e Prishtinës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ministria ka ftuar pensionistët tjerë nga rajoni i Prishtinës që plotësojnë kriteret e paraqitura në njoftim, të dërgojnë kërkesat për lajmërim në shtëpi përmes emailit [email protected]

“Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve kemi filluar me procesin e pilotimit të lajmërimeve në shtëpi të pensionistëve në moshën 85 dhe mbi, për rajonin e Prishtinës. Që nga fillimi i procesit kemi pranuar emaila me të dhënat e pensionistëve. Ekipet mobile kanë filluar me realizimin e vizitave, ku të gjithë pensionistët që kanë plotësuar kriteret janë lajmëruar dhe të dhënat janë përditësuar në sistemin e integruar të Pensioneve.

Ftojmë pensionistët tjerë nga rajoni i Prishtinës që plotësojnë kriteret e paraqitura në njoftim, të dërgojnë kërkesat për lajmërim në shtëpi përmes emailit [email protected]. Nëse keni ndonjë paqartësi, ekipi jonë do t’u udhëzoj përmes emailit”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]