fbpx

Ministria e Jashtme në pritje të informatave për Valdrin Sahitin

nga Revista Kosovarja

Ministria e Jashtme në pritje të informatave për Valdrin Sahitin

Është raportuar për arrestimin e disenjatorit Valdrin Sahiti, në aeroportin e Stambollit. Sipas raportimeve, policia turke e zbuloi se ai kishte substanca narkotike me vete dhe tentoi të kalonte duke përdorur statusin e diplomatit.

Avokati i tij, Besnik Berisha, e mohoi lajmin për arrestimin e Valdrin Sahitit, duke deklaruar se ka pasur vetëm një keqkuptim me çantën të cilën e kishte harruar në aeroplan dhe i njëjti ka vazhduar agjendën e tij biznesore në Dubai.

Për raportimin për arrestimin e Valdrin Sahitit, Gazeta Express ka dërguar pyetje në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, por e njëjta tha se janë në pitje të informacioneve nga autoritetet turke.

“Ju njoftojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD), është ende në pritje të informacioneve zyrtare nga autoritetet turke, rreth rastit në fjalë”, tha MPJD.

Tutje, në përgjigjen e tyre thuhet se disenjatori është pajisur me pasaportë diplomatike në dhjetor të vitit 2020, “me vendim të ish ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj”.

“Meqenëse deri në këto momente MPJD nuk ka asnjë konfirmim zyrtar rreth rastit, ne nuk mund të flasim për masat që duhen marrë në të tilla raste ngase varet nga informacionet zyrtare që do ti pranojmë gjatë ditës”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]