fbpx

Ministria e Shëndetësisë tregon se kur do të hapen çerdhet

nga Revista Kosovarja

Me lehtësimin e masave të qarkullimit, shumë biznese e veprimtari kanë filluar të hapen, duke bërë kështu një hap para drejtë normalizimit të situatës pas pandemisë Covid-19, virus ky që pushtojë tërë botën.

E me hapjen e bizneseve, shumë prindër që deri më tani punonin nga shtëpia, iu janë rikthyer vendeve të tyre të punës.

Mirëpo një dilemë e madhe po shoqëron këta prindër të cilët janë në hallë se ku t’i lënë fëmijët e tyre, derisa janë në punë, meqë kopshtet dhe qendrat e kujdesit, janë të mbyllura.

IndeksOnline ka pyetur në Ministrinë e Shëndetësisë, si institucioni kompetentë për vlerësimin e situatës epidemiologjike se kur do të bëhet hapja e tyre. Në përgjigjen e dhënë nga MSh-ja theksohet se qendrat e kujdesit ditor do të rivlerësohen gjatë fazës së dytë të lehtësimit të masave të qarkullimit, nga data 18 maj deri më datën 1 qershor.

“Qendrat e Kujdesit ditor si veprimtari është paraparë të rivlerësohen gjata fazës së dytë (në periudhën midis 18 maj-1 qershor)”, është përgjigjja e MSh-së.

Ndërsa se a do të ndodh hapja e tyre pas 1 qershorit , në përgjigjën e MSh-së, thuhet se kjo varet krejtësisht nga situata epidemiologjike.

“Cili do të jetë vendimi, a do të fillojnë ato gjatë fazës së tretë (pas datës 1 qershor) varet nga situata epidemiologjike dhe vlerësimi i riskut që do të bëhet gjatë kësaj periudhe.

Ndryshe shkollat dhe kopshtet janë mbyllur me datën 11 mars me një vendim të qeverisë, si masë parandaluese për përhapjen e coronavirusit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]