fbpx

Miratohet projektligji për produkte medicinale

nga Revista Kosovarja

Me 62 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës, e ka miratuar projektligjin për produkte medicinale.

Paraprakisht, në Kuvend situata ishte e tensionuar për shkak të dhunës së shfaqur në seancë, nga deputetët e PDK-së, me ministrat e Qeverisë.

Pas kësaj, opozita tentoi ta bllokonte Kuvendin, por përkundër kësaj, u arrit që projektligji për produkte medicinale të miratohet.

Dhunën në Kuvend e ka dënuar ambasada e ShBA-së, në Kosovë si dhe Bashkimi Evropian.

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ende duke vazhduar, ndërkaq opozita ka lëshuar sallën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]