fbpx

Miriam Cani ndan momentin e këndshëm me fëmijët e saj

nga Revista Kosovarja

Miriam Cani ka ndarë disa momente të këndshme me fëmijët e saj. Këngëtarja, e cila ndan dy fëmijë me Alban Skënderajn, ka ndarë një foto të Amel dhe Duam, teksa ky i fundit puth motrën në faqe.

“Pa një puthje nuk nisemi dot për në plazh”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që dy muaj më parë, Miriam publikoi një ninullë, dedikuar fëmijëve të saj. Duke folur për këtë projekt, ajo tha: “Është diçka që unë e ndjej më shumë se kurrë. Lidhet me gjithçka sa me biznesin, aq edhe me jetën familjare. Kam bërë një ninullë.

Është një projekt shumë i ndjerë, shumë i bukur. Ka vite që e mendoj si projekt, por ka qenë problemi i kohës. Tani erdhi natyrshëm, Albani kompozoi diçka shumë të bukur. M’u përshtat shumë dhe do dalë këto ditë.”, tha mes të tjerash këngëtarja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]