fbpx

Mirsim Ibrahimi përjetëson qendresën e dëshmorit Afrim Zhitia në këngë

nga Revista Kosovarja

Historikisht dëshmorët janë përjetësuar në këngë , duke i kënduar trimërisë , idealit e veprës së tyre, shkruan “Kosovarja”.

Këtë së fundi e ka bërë edhe këngëtari Mirsim Ibrahimi, duke krijuar dhe sjell para publikut një këngë për dëshmorin e popullit, Afrim Zhitia.

Këngëtari Mirsim Ibrahimi nën shoqërimin e tungujve të çiftelisë , i këndon dëshmorit nga Lluga e Podujevës, i cili u flijua për atdhe në vitin 1989.

Afrim Zhitia Ishte një nga aktivistet dhe organizatorët e Lëvizjes Popullore te Kosovës të viteve të 80-ta. Me 2 nëntor 1989 Lagjja Bregu i Diellit ne Prishtinë rrethohen nga forcat serbe drejtuesit e LPRK-së, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Pas luftës 10-orëshe bien heroikisht Afrimi së bashku me Fahri Fazliun.

Qëndresa e Afrim Zhitisë ishte inkurajim dhe ngritje e moralit për të rinjët kosovarë dhe për shumë prej tyre ishin idolë dhe shembull si të mbrohej atëdheu.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]