fbpx

Mjekut nga Podujeva i përkeqësohet gjendja, dërgohet në emergjencë

nga Revista Kosovarja

Pulmologu Ibrahim Hoti, i cili u dërgua mbrëmë në mbajtje, meqenëse në një video të publikuar në media shihet duke mos i ofruar ndihmë shëndetësore një qytetari, i është rënduar gjendja shëndetësore.

T7 raporton se i njëjti është duke marr tretman shëndetësor në Emergjencën e Podujevës. Shkaku i rastit, ai është duke u përballur me tension të lartë dhe gjendje të rënduar psiqike.

Ndërkohë, kolegët e tij janë duke protestuar dhe po kërkojnë lirimin e tij.

Ndryshe, pulmologu Ibrahim Hoti, dëgjohet në një video, teksa nuk iu ofron shërbime qytetarëve.

E tërë kjo me arsyetimin se tashmë është bërë ora 15:05 minuta, ndërsa ai kishte përfunduar orarin në ora 15:00.

Pas publikimit të kësaj videoje, ai është suspenduar nga puna dhe është dërguar në mbajtje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]