72
Është korrik por shtatori do të vijë shumë shpejt dhe bashkë me të edhe programet televizive.
Një ndër ta do të jetë dhe programi “Dancing with the Stars”, ku dy gjëra i kemi të sigurta që Bora Zemani do të jetë prezantuese dhe Valbona Selimllari anëtare jurie.
Megjithatë Kryefjala,com ka mësuar se një emër konkurrenti që po qarkullon është ai i moderatorit, Eni Shehu.
Eni Shehu është tashmë pjesë e Top Medias si prezantues në radio por edhe me programin “Pushime on Top”. Që mesa duket në shtator do ta shohim në pistën e vallëzimit.