fbpx

Moderatorja ngacmohet seksualisht nga i ftuari në emision

nga Revista Kosovarja

Fjoralba Ponari së fundmi ka ndarë me shikuesit një sekret të saj mjaft të dhimbshëm.Në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E diell”, flitej për sekrete teksa moderatorja tregoi se kur kishte filluar të drejtonte një emision e kanë ngacmuar seksualisht.

Fjoralba nuk pëlqeu të nxjerr në shesh emrin e të ftuarit, por rrëfeu se ngjarjen e ka përjetuar tejet keq sa kishte menduar të linte emisionin përgjithmonë, ajo tha se më vonë kishte telefonuar Ervinin dhe ai e kishte qetësuar teksa edhe e kishte bërë të mendonte rikthimin në ekran.

“Kur kemi qenë ne te ‘Top Arena’, ku ka qenë eksperienca e parë e vërtetë e imja televizive. Nuk kisha eksperiencë, nuk dija si të sillesha në momente të caktuara dhe kam pasur një personazh të ftuar që ishte pa filtra, dhe në prapaskena gjëja shkoi gati në ngacmim seksual”.“Pas kësaj kam marrë në telefon Ervin Kurtin, kam qarë me kokërr të lotit. Pa i thënë askujt, kisha vendosur që të largohesha nga Top Arena. Por Ervini më tha ka shumë që shkelin mbi gjemba, por do ia marrësh dorën. Domethënë ka qenë ai që më ka psikologjisur dhe më ka kthyer në shina”, u shpreh Fjoralba.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]