fbpx

Moderatorja shqiptare: E kam falur tradhtinë por s’e kam lënë Amerikën për dashurinë

nga Revista Kosovarja

Moderatorja e sportit, Lei Kraja, tërheq gjithnjë vëmendjen jo vetëm me linjat trupore seksi në rrjetet e saj sociale, por edhe me jetën e saj personale, për të cilën fansat kanë shumë kuriozitet.

Së fundmi, ajo ishte e ftuar në një intervistë ku ka folur rreth jetës së saj private dhe dhuratave më të veçanta që ka marrë.

Ndërsa u pyet nga moderatoret e emisionit “Goca dhe Gra” nëse i kishin bërë një dhuratë si ajo që i bëri Cristiano Ronaldo partneres së tij, Georginës, ajo tha jo.

Dhurata më e kushtueshme që i kanë bërë është një pemë e mbjellë në kryeqytet. por moderatorja e sportit nuk vendosi të japë detaje rreth vendit ku ndodhet.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leila Kraja (@leikraja)

“Kam një pemë të mbjellë në Tiranë, nuk dua ta them ku është se mund të ma prishin, e kam shumë pikë të dobët. Ka kushtuar shumë edhe pse është një dhuratë simbolike. Është lulja mos më prek, ajo me lule të bardha. Diamant jo as nga i dashuri”, tha ajo.

Ndër të tjera ajo u pyet nëse ka bërë ndonjëherë kompromise për dashurinë. Lei Kraja u përgjigj se ka toleruar më shumë seç duhet, madje ka falur edhe tradhtinë për hir të dashurisë.

“Kam bërë kompromise në lidhje dhe kam toleruar më shumë seç duhet për dashurinë. Kam falur tradhti, një gjë që rrotullohet rreth tradhtisë. Por s’e kam lënë Amerikën për dashurinë, nuk ka qenë kjo arsyeja”, shtoi ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]