fbpx

Molliqaj i reagon Kurtit për sulmet ndaj gjyqësorit: Shtrembërimi i fakteve janë mënyra e tij

nga Revista Kosovarja

Kryesuesi i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka vazhduar të sulmojë pushtetin gjyqësor.

Molliqaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka pyetur Kurtin për rastin e padisë rreth vendimeve të ZRRE-së për shtrejntimin e faturave, pse nuk e ka informuar opinionin për vendimin e Gjykatës Supreme, shkruan lajmi.net.

“Faktet e paraqitura janë gjysmë të vërteta, ose gënjeshtra të plota. Ai e di që rasti i NPB-së për masën e sigurisë është gjykuar tashmë, në Themelore e në Apel. Kurse hienat e tij propaganduese, nga Albulena Haxhiu tek asamblistët e VV-së në Prishtinë kanë dalur gēnjeshtarë mbi çdo pretendim. Çështja pra është e kryer”, ka deklaruar ai.

“Në rastin e padisë rreth energjisë elektrike, përtej kohëzgjatjes, pse Kurti nuk informon për vendimin e Gjykatës Supreme? Në fund, çështja e apostrofuar aty është vendosur siç ka dashur pushteti. Por, Kurti nuk e tregon këtë fakt. Sepse insinuatat dhe shtrembërimi i fakteve janë mënyra e tij. Qëllim është kontrolli në secilën pore të shoqërisë”, ka thënë ndër të tjera kreu i PSD-së.

Postimi i plotë:

Gënjeshtra po rritet, bashkë me pushtetin

Kush po udhëheq me pavarësinë e gjyqësorit? Kështu mbaron postimi i fundit i kryeministrit sot. Pyetja këtu e implikon përgjigjen. Nuk ka problem me mungesën e pavarësisë, çështja është si ta kontrollojë ai gjyqësorin.

Ndjeshmëria mbi dhunën më mizore që u ushtrua ndaj një 11 vjeçareje po shfrytëzohet nga pushteti për edhe më shumë dhunë. Kjo dhunë tenton të konsolidohet si dhunë shtetërore. Kemi sulm direkt për ta kontrolluar sistemin gjyqësor dhe prokurorial. Kriza si mundësi. Për autokraci.

Faktet e paraqitura janë gjysmë të vërteta, ose gënjeshtra të plota. Ai e di që rasti i NPB-së për masën e sigurisë është gjykuar tashmë, në Themelore e në Apel. Kurse hienat e tij propaganduese, nga Albulena Haxhiu tek asamblistët e VV-së në Prishtinë kanë dalur gēnjeshtarë mbi çdo pretendim. Çështja pra është e kryer.

Në rastin e padisë rreth energjisë elektrike, përtej kohëzgjatjes, pse Kurti nuk informon për vendimin e Gjykatës Supreme? Në fund, çështja e apostrofuar aty është vendosur siç ka dashur pushteti. Por, Kurti nuk e tregon këtë fakt. Sepse insinuatat dhe shtrembërimi i fakteve janë mënyra e tij. Qëllim është kontrolli në secilën pore të shoqërisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]