8
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka njoftuar se operacioni i kërkim-shpëtimit në Gjilan ka përfunduar me sukses.
Alpi që ishte në kërkim është gjetur dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Në një deklaratë për media, SHKKSH falënderoi të gjithë qytetarët, vullnetarët dhe institucionet që u mobilizuan dhe kontribuuan në këtë operacion.
“Bashkë treguam edhe një herë fuqinë e solidaritetit dhe përkushtimit,” thuhet në njoftim, ku u publikuan edhe pamje.