fbpx

Momenti kur aeroplani i “Azerbaijan Airlines” rrëzohet në Kazakistan

nga Revista Kosovarja

Një aeroplan i “Azerbaijan Airlines”-it është rrëzuar në Kazakistan.

Aksidenti ndodhi në afërsi të aeroportit “Aktau”.

Sipas BBC-së, në aeroplan ishin 67 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit.

Para se të ndodhte përplasja, nga ekuipazhi u kërkua ndihmë përmes sinjalit, teksa aeroplani bëri disa rrathë mbi aeroport.

Në rrjete sociale kanë qarkulluar pamje nga momenti i rrëzimit të avionit.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]