fbpx

Momenti kur Anxhela Peristeri dhe Gjoni Muharremaj përqafohen në Eurovision

nga Revista Kosovarja

Anxhela Peristeri dhe Gjon’s Tears janë dy shqiptarët, të cilët performuan mbrëmjen e djeshme kundër njëri-tjetrit në Eurovision, shkruan “Kosovarja”.

Anxhela përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Karma” në gjuhën shqipe, ndërsa Gjon’s Tears ishte përfaqësuesi i Zvicrës me këngën “Tout I’Univers” në gjuhën frënge.

Edhe pse në skenë Gjon ishte një rival i këngëtares Anxhela Peristeri, ata e mbështetën njëri-tjetrin në prapaskenë, teksa shihen të përqafuar në natën e gjysëmfinales.

Gjon’s Tears u radhit në vendin e tretë me 432 pikë, pas Italisë dhe Francës.

Kurse Anxhela Peristeri është radhitur në vendin e 21-të me gjithsej 57 pikë./Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]