fbpx

Momenti kur një gropë e madhe hapet në një parkim dhe gëlltit makinën

nga Revista Kosovarja

Imazhe të pabesueshme kur një gropë e madhe hapet në një parkim spitali në Jeruzalem po bëjnë xhiron në rrjet.

Në videon e publikuar shikohet që gropa e hapur ‘gëlltit’ makinën që ndodhej aty pranë.

Sipas Times of Izrael, shtatë zjarrfikës ishin në vendngjarje,kur u njoftua se makina kishin rënë në gropën e krijuar.

Për fat të mirë nuk pati lëndime nga incidenti.

Sipas mediave vendase hapja e gropës besohet të jetë shkaktuar nga punimet që po kryheshin në rrugë aty pranë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]