130
Kampionia, Majlinda Kelmendi erdhi në një intervistë në Prive, pasi njoftoi se po shkëputet nga sporti aktiv i xhudos.
Ajo rrëfeu shumë gjëra rreth jetës profesionale dhe asaj private, shkruan “Kosovarja”.
Ajo tregoi momentin më të lumtur të karrierës, fobinë e saj më të madhe, arsyen pse nuk hap rrjete sociale, si dhe momentin më të vështirë të karrierës.
Majlinda tha se momenti më i vështirë në karrier është ai pas lojrave olimpike në Tokio ku nuk arriti fitore.