fbpx

Monica Belucci shkëlqen në tapetin e kuq! Shfaqet për herë të parë me partnerin, aktorin Tim Burton

nga Revista Kosovarja

Aktorët italianë, Monica Bellucci dhe Tim Burton u shfaqën për herë të parë si çift në tapetin e kuq në Romë, për premierën e filmit “Diabolik Chi Sei?”.

59-vjeçarja shkëlqeu, e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë gri, ndërsa aktori kishte zgjedhur një kostum të zi.

Çifti po punon bashkë për filmin “Beetlejuice 2” në Londër, i cili është vijimi i “Beetlejuice” nga viti 1988, me regji të Tim Burton.

Thuhet se Bellucci dhe Burton u takuan në tetor, në Festivalin e Filmit “Lumire” në Lyon dhe pikërisht në këtë event, lindën shkëndijat e dashurisë. E në fakt, Tim Burton e ka shprehur gjithmonë admirimin për Monica Belluccin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]