Aktorja e njohur shqiptare dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Monika Lubonja mbetet një ndër personazhet më të komentuar të shtëpisë së famshme.
Sot (e mërkurë) aktorja po feston ditëlindjen e 54-të, ndërsa nuk kanë munguar urime të shumta nga ana e miqve dhe fansave të saj.
Një urim i veçantë për Monikën ka bërë edhe këngëtarja e njohur, Fifi përmes disa pamjeve të shkëputura nga Big Brother VIP.
“Gusha ime gëzuar edhe 100 pranvera shpirt, e lumtur që të kam gjet, të dua”, ka shkruar Fifi në urimin e saj për aktoren.


Ndërsa, vet Monika postoi një video ku shihet e veshur në një kostum elegantë me ngjyrë të zezë dhe vija të bardha.