fbpx

Morena Taraku e zhgënjyer nga njerëzit pasi hajnat i hynë në shtëpi: Faleminderit edhe për ata që nuk u kujtuan të më ngushëllonin

nga Revista Kosovarja

Gjatë javës së kaluar në mediat turke u raportua se është grabitur shtëpia e Morena Tarakut.

Këngëtarja me origjinë nga Peja njoftoi gjithashtu fansat përmes rrjeteve sociale, duke publikuar pamjet e shtëpisë si dhe dëmet që ia shkaktuan.

Në detajet e mëtejshme u mësua se hajnat kanë marrë afro 13 mijë euro si dhe ora, gjerdan e stoli në vlerë 300 mijë euro.

Modelja shqiptare së fundmi ka bërë disa postime në rrjete sociale, me anë të të cilave shprehet e zhgënjyer për disa miq që nuk u intereson në lidhje me ngjarjen e lartpërmendur.

“Dhe ndër vite e kupton që ndihesh mirë dhe e sigurt vetëm afër familjes tënde të ngushtë sepse askujt tjetër nuk i intereson”, tha fillimisht Taraku.

Autorja e këngës “Alexander” tutje shtoi: ”Edhe faleminderit për gjithë ata që më shkruan dhe u kujdesën për mua dhe gjendjen time por edhe ata që nuk u kujtuan as një sms të vogël që të më ngushëllonin kështu që nuk më duhet të iu mbaj ‘follow’ e t’iu shoh jetën fake që e keni”.

“Shyqyr që ika në Kosovë për 15 ditë e pashë kush më thirri me ma qit një kafe a një drekë. Sa bukur e shtëpia ime në Turqi ishte e hapur gjithmonë për të gjithë. Hotel mori. “Kanë thënë njeriu sa jeton mëson”, përfundon shkrimi i 30 vjeçares.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]