fbpx

Morena zgjodhi foton e Ibrahim Rugovës për ta uruar 17 shkurtin

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka bërë një urim të veçantë me rastin e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ajo ka vendosur që për fansat e saj në InstaStory, të shpërndajë një fotografi të presidentit historik të Kosovës, të ndjerit Ibrahim Rugova.

“13 vjet shtet”, ka shkruar Morena në mbishkrimin e kësaj fotografie, me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Taraku përndryshe prej vitesh jeton larg Kosovës, pasi është shpërngulur në Stamboll të Turqisë, ku ka zhvendosur të gjitha aktivitetet e saj atje.

Së fundmi, ajo solli një bashkëpunim me reperin Fero, të titulluar “Money”, që u prit shumë mirë nga fansat e të dy palëve.

Për suksesin e këngëtares dhe modeles së njohur kanë raportuar së fundmi edhe mediat turke, duke dedikuar artikujt të veçantë, ku potencohet se nga Stambolli, Morena po synon tregun ndërkombëtar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]