fbpx

Mot i ftohtë edhe sot, temperaturat deri në -10 gradë

nga Revista Kosovarja

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkuren dhe të enjten do të mbajë mot i ftohtë

Në njoftim bëhet e ditur se do të ketë vranësira dhe intervale me diell.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

“Masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e këtij acari. Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius”, ka njoftuar IHK.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]