fbpx

Mot i keq në Itali, një viktimë dhe qindra të evakuuar

nga Revista Kosovarja

Një valë moti ekstrem ka përfshirë Italinë qendrore dhe veriore, duke shkaktuar përmbytje të shumta, rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Medita italiane bëjnë të ditur se situata më kritike paraqitet në rajonin e Piemontes, ku është shpallur alarm i kuq në mbi 100 komuna. Në Monteu da Po, afër Torinos, një 92-vjeçar humbi jetën i mbytur në shtëpinë e tij për shkak të përmbytjes së lumit lokal.

Rreth 150 persona janë evakuuar në Borgosesia pasi lumi Po dhe disa përrenj të tjerë kanë tejkaluar nivelet e sigurisë. Ndërkohë, reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe bllokim të rrugëve në shumë zona të tjera të Piemontes, përfshirë Biella dhe Verbania, ku janë ndërmarrë mbi 300 operacione shpëtimi nga zjarrfikësit.

Në Luginën e Aostës, situata është po ashtu kritike: gjysma e komunave janë pa energji elektrike dhe lidhjet telefonike janë ndërprerë. Rrugë rajonale janë mbyllur për shkak të shembjeve dhe trafiku është ngadalësuar ndjeshëm.

Në Milano, era e fortë dhe shiu kanë detyruar autoritetet të mbyllin parqet publike, ndërsa janë raportuar pemë të rrëzuara dhe dëme materiale. Një pemë ra në hyrje të një shkolle, që fatmirësisht ishte mbyllur për festat.

Autoritetet rajonale kanë bërë thirrje për kujdes maksimal, ndërsa moti pritet të përmirësohet pas mesditës. Presidenti i rajonit Piemonte, Alberto Cirio, ka konfirmuar se orët e ardhshme janë vendimtare për stabilizimin e situatës.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]