fbpx

Mot me diell, temperaturat deri 34 gradë

nga Revista Kosovarja

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell.

Në viset e larta malore do të ketë vranësira të cilat herë-herë do të marrin karakter zhvillimi dhe mundësi për riga shiu, kryesisht në veriperëndim të Dukagjinit.

Temperaturat minimale  do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj këshillohet që nga ora 09:00-18:00 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, të mbajmë masa mbrojtëse, syze, kapelë, ombrellë, rroba me ngjyrë të hapur etj.

Do të fryjë erë e lehtë, deri mesatare, nga drejtimi i verilindjes dhe perëndimit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]