fbpx

Moti për ditën e sotme dhe ato në vazhdim

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ngrohtë dhe i paqëndrueshëm. Në mesdite me intervale kohore me diell. Gjatë ditës dhe pasdite priten zhvillime të vranësirave vertikale të cilat mund të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Gjasa më të mëdha për rrebeshe lokale shiu ka në Llap, Gollak, Karadak dhe Anamoravë, por edhe në vise tjera priten shtrëngata të izoluara të koncentruara kryesisht në viset kodrinore-malore. Nuk duhet pritur reshje në tërë territorin, pra shumë vende pritet të mbeten fare pa reshje sepse karakteri i këtyre reshjeve është lokal dhe nuk kemi ndonjë front ose ciklon të fuqishëm që do të mund të sjellë reshje gjithëpërfshirëse dhe të mëdha.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave vertikale ose konvektive të cilat pritet të kushëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në pjesën më të madhe të Shqipërisë pa reshje.

Ditëve të ardhshme na pret mot edhe më i ngrohtë me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëapshershme. Rrallë në disa rajone priten riga ose rrebeshe afatshkurtra shiu.

Me 1 Maj na pret mot mjaft i ngrohtë, por në veri të Shqipërisë, Mal të Zi dhe thellë në veriperëndim/perëndim të Kosovës priten reshje shiu pasdite vonë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]